Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka shpërndarë një lajm të trishtuar në rrjetet sociale, duke njoftuar vdekjen e doktor Skënder Boshtraj, një ortoped i njohur dhe i nderuar i këtij institucioni.
Në njoftimin e bërë në Facebook, spitali e ka cilësuar doktor Boshtraj si një njeri të jashtëzakonshëm, i cili ka dhënë një kontribut të madh në fushën e mjekësisë dhe ortopedisë.
“Kontributi i tij i madh si Ortoped dhe një kohë edhe si Shef i Repartit të Ortopedisë do të mbetet gjithmonë i paharruar”, ka shkruar Spitali i Përgjithshëm në Pejë në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.
Skënder Boshtraj ka shërbyer si Mjek Specialist Ortoped, njëkohësit ishte edhe Shef i Repartit të Ortopedisë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës. /Telegrafi/