Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se i është bashkangjitur fushatës njëjavore për promovimin e ushqyerjes me gji. Kjo fushatë synon të rrisë ndërgjegjësimin për përfitimet e shumta që ushqyerja me gji ofron për foshnjat dhe nënat e tyre.
Ata nëpërmjet rrjetit social Facebook, kanë theksuar rëndësinë e këtij procesi, duke lansuar edhe disa porosi në lidhje me gjidhënien, transmeton Telegrafi.
Spitali i Pejës në postimin e saj ka theksuar rëndësinë e qumështit të gjirit dhe ndikimi i tij në zhvillimin e foshnjave duke i mbrojtur ata nga infeksionet dhe sëmundjet.
“Qumështi i gjirit është plot me antitrupa që mbrojnë foshnjën tuaj nga infeksionet dhe sëmundjet. Kjo është një nga mënyrat më të mira për të mbrojtur shëndetin e tyre”, kanë shkruar ata në postim.
Duke u bashkuar me këtë fushatë, Spitali i Përgjithshëm i Pejës synon të mbështesë nënat e reja dhe të promovojë praktikat e ushqyerjes me gji.
Iniciativa e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës për t’iu bashkuar fushatës njëjavore për ushqyerjen me gji është një hap i rëndësishëm drejt promovimit të shëndetit të foshnjave dhe nënave. /Telegrafi/