Site icon Telegrafi

Spitali i Pejës me mbi 3,000 operacione në 2024

Gjatë vitit 2024, Spitali i Pejës ka kryer gjithsej 3,024 operacione, duke siguruar shërbime kirurgjikale të shpejta dhe profesionale për pacientët e tij.

Sipas të dhënave të publikuara, numri më i madh i ndërhyrjeve është regjistruar në kirurgjinë e përgjithshme, me 1,293 operacione.

Tre ndërhyrjet më të shpeshta gjatë vitit të kaluar kanë qenë:
Koletiza (gurët në tëmth) – 313 raste, Apendiciti akut (zorra qorre) – 284 raste, Hernia inguinale (rrëshqitja e zorrëve) – 208 raste

Spitali i Pejës thekson se mbetet i përkushtuar për të ofruar kujdes cilësor dhe trajtime kirurgjikale të sigurta për të gjithë pacientët, duke përmirësuar vazhdimisht shërbimet shëndetësore në rajon.

Exit mobile version