Spitali i Pejës ka njoftuar qytetarët se janë të hapur për çdo pyetje dhe kërkesë lidhur me shërbimet shëndetësore që ofrohen në institucionin e tyre.
Me qëllim të ofrimit të informacionit të saktë dhe mbështetjes profesionale, stafi i spitalit është i gatshëm të ndihmojë pacientët dhe familjarët e tyre për të kuptuar më mirë procedurat dhe trajtimet që mund të nevojiten.
Në një njoftim të shpërndarë përmes kanaleve të komunikimit, Spitali i Pejës thekson se qytetarët mund të kontaktojnë për çdo informacion lidhur me shërbimet mjekësore që ofrohen.
Aty mund të pyeten për sëmundjet që mund t’i shqetësojnë ata apo të afërmit e tyre, si dhe për procedurat dhe mundësitë e trajtimit.
Spitali i Pejës bën thirrje që qytetarët të mos hezitojnë të kërkojnë informacion dhe mbështetje për çdo nevojë shëndetësore, duke theksuar se shëndeti i qytetarëve është prioritet i veçantë.
“Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe për t’u ofruar përgjigje të shpejta dhe të sakta. Shëndeti juaj është prioriteti ynë,” – thuhet në njoftimin e spitalit./Telegrafi/