Site icon Telegrafi

Spitali i Mitrovicës kryen me sukses një operacion të rrallë dhe të ndërlikuar

Në Repartin e Kirurgjisë të Spitalit të Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, është kryer me sukses një operacion i rrallë dhe i ndërlikuar.

Një ekip i përkushtuar i mjekëve kirurgë e kanë realizuar ndërhyrjen me sukses, duke e ofruar kujdesin më të lartë shëndetësor për pacientin, shkruan Telegrafi.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për sëmundjen jo të zakontë ku një pjesë e lukthit nga hapësira abdominale kalon në hapësirën torakale e në këtë rast, e komplikuar me përdredhje të lukthit rreth vetës duke shkaktuar rrezik për jetën e pacientit.

“Diagnozat si në vijim: Hernia hiatalis cum Volvulus ventriculi, Ileus et adhensionem dhe Peritonitis serosa, ku është realizuar nderhyrja operatore, Hernioraphia cum fundoplicatio sec. Nissen, Adhaesiolysis dhe Gastropexia”, thuhet në njoftim.

Pacienti tashmë është në gjendje stabile dhe është lëshuar në shtëpi.

“Ky operacion dëshmon përkushtimin, profesionalizmin dhe përparimin e vazhdueshëm të stafit tonë në ofrimin e trajtimeve komplekse dhe cilësore”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

;

Exit mobile version