Spezia është afër që të nënshkruajë me mbrojtësin e Hajduk Split dhe Kombëtares së Shqiptarisë, Ardian Ismajli.
Sipas Sky Sport Italia, klubi që është ngjitur në Serie A janë afër që të përforcohen.
Goditja e radhës prite të jetë Ardian Ismajli, që tani mbush 24 vjeç dhe luan si qendërmbrojtës, por gjithashtu i aftë të luajë edhe si mbrojtës i djathtë.
Reprezentuesi shqiptar është pjesë e Hajduk Split që nga viti 2016.
Në anën tjetër sipas medieve kroate, Hajduk do të përfitojë 3 milionë euro, ndërsa lojtari pritet të ketë pagë mbi 1 milion euro.
Ismajli ka pasur oferta edhe nga Atalanta, Verona dhe Bolongna.
Ai ka zhvilluar 11 ndeshje me Kombëtaren Shqiptare që kur u bë pjesë e saj dy vite më parë. /Telegrafi/