Klubi italian, Spezia ka njoftuar se gjashtë lojtarë dhe një anëtar i stafit kanë rezultuar pozitivisht me Covid-19 dhe kështu kanë pezulluar të gjitha aktivitetet sportive.
Spezia është njëra nga klubet e pakta që kanë probleme me coronavirusit në Italia.
Megjithatë, situata e tyre është alarmante, pasi plot shtatë pjesëtar të klubit kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Me një deklaratë të lëshuar sot, Spezia konfirmoi se të gjitha aktivitetet janë pezulluar.
📌 Comunicato Ufficiale: #COVID19
➡️https://t.co/D7f1PzFMI5 pic.twitter.com/gnolmrbFvw
— Spezia Calcio (@SpeziaCalcio) July 17, 2021
“Spezia njofton se raundi i fundit i testimeve të kryera nga grupi i ekipit rezultoi pozitivisht për Covid-19 për gjashtë lojtarëve dhe një anëtari të stafit”.
“Prandaj, klubi, në kontakt të vazhdueshëm me ASL të Bolzano, informon se si një masë paraprake, aktiviteti sportiv është pezulluar përkohësisht dhe i gjithë grupi i ekipit do të mbetet në izolim duke ndjekur procedurat e parashikuara nga protokolli shëndetësor”, thuhet në njoftim.
Pjesë e ekipit të Spezias është edhe mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli, por emrat e personave të infektuar ende nuk dihen. /Telegrafi/