Site icon Telegrafi

Spekulimet se Maradona ishte nën ndikimin e kokainës, temë edhe në Dueli Botërorit

Derisa në rrjetet sociale janë përhapur thashetheme se Diego Maradona kishte qenë nën ndikimin e kokainës në ndeshjen ndërmjet Argjentinës dhe Nigerisë, legjenda argjentinase e ka sqaruar arsyen e kolabimit të tij.

Kjo çështje ka qenë temë edhe në emisionin Dueli Botërorit, ku mysafirët dhe analistët kanë dhënë mendimet e tyre.

Dueli Botërorit (Foto: YouTube/Dukagjini)

Trajneri Bylbyl Sokoli ka thënë se fotografitë e publikuara dhe sjelljet e legjendës nuk janë të mira për imazhin e futbollit në përgjithësi.

Lexo po ashtu Lajmet nga DUELI BOTËRORIT

Natyrisht se fansi i tij i madh, Ismet Munishi, i ka dalë në mbrojtje duke thënë se anglezët shkruajnë keq për të, pasi vazhdojnë të mbajnë inat për eliminimin që Argjentina ua ka shkaktuar në Botërorin e vitit 1986, pikërisht me Maradonan në krye.

Kujtojmë që në çerekfinale të vitit 1986, Maradona ia shënoi dy gola Anglisë në fitoren prej 2-1 të Albicelestëve.

Bylbyl Sokoli duke komentuar sjelljet e Maradonas (Foto: YouTube/Dukagjini)

Ndërkaq, legjenda argjentinase ka thënë se arsyeja e kolabimit të tij kanë qenë disa gota verë që i kishte pirë.

Nga ana tjetër, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë vazhduar të spekulojnë se në xhamat para tij kishin mbetur shenja të pluhurit të bardhë – duke aluduar në kokainë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=AbD4v1zywUU

Exit mobile version