Site icon Telegrafi

Spektakël me pesë gola të realizuar, Dortmund mposht Manchester Unitedin

Borussia Dortmund dhe Manchester United kanë zhvilluar një ndeshje spektakolare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dueli miqësor mes dy gjigantëve evropianë u zhvilluar në Allegiant Stadium në Paradise që ishte i stërmbushur nga tifozët e pranishëm.

Dortmund ka arritur fitore me rezultat 3-2, në një ndeshje ku pati spektakël në fushë nga futbollistët e të dyja skuadrave.

Diego Dalot kaloi Unitedin në epërsi me një gol të bukur nga distanca në minutën e 24-të pas asistimit nga Donny Van de Beek.

Megjithatë fundi i pjesës së parë i takoi verdhezinjve që realizuan dy gola brenda një minute.

Fillimisht në minutën e 43-të Donyell Malen realizoi nga afërsia për 1-1 pas asistimit nga Karim Adeyemit, derisa holandezi një minutë më vonë u shërbye mirë nga Sabitzer dhe realizoi për 2-1.

Edhe pjesa e dytë ishte spektakolare, me United që barazoi shifrat në 2-2 në minutën e 52-të me anë të brazilianit Antony.

Por krejt në fund të ndeshjes Marco Reus bëri një asistim të mrekullueshëm te Youssafa Moukoko i cili realizoi për 3-2. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=nT3IDIzliU4&ab_channel=SirMooDi

Exit mobile version