Site icon Telegrafi

Spektakël me pesë gola në “Allianz Arena” – PSG mposht Bayern Munichun dhe bën hap të madh drejt gjysmëfinales

PSG ka fituar si mysafir i Bayern Munich me rezultat 3-2 në kuadër të ndeshje së parë të çerekfinales në Ligën e Kampionëve. 

Ndeshja mes Bayern Munich dhe PSG doli të jetë shumë e bukur, me gola, por edhe shumë raste nga të dyja palët.

Goli i parë u shënua që në minutën e tretë të takimit, ku një aksion i bukur mes Neymar e Mbappe u kthye në gol.

Francezi arriti ta mposht portierin Manuel Neuer me një gjuajtje nga brenda zonës.

Bayern rrezikoi me Leon Goretzkan dhe Thomas Mullerin, por pa sukses.

Në anën tjetër PSG në rastin e tyre të dytë të mirë arritën ta shtojnë për epërsinë në 2-0. Braziliani Marquinhos shënoi nga afër, duke pranuar topin në zonë, ku mbrojtja e Bayernit ishte në gjumë.

Por Bayernin në lojë e ktheu Maxim Choupo Moting me një gol me kokë në minutën e 37-të.

Pjesa e parë ishte e bukur, por as e dyta nuk ia lëshon rrugën.

Me të filluar pjesa e dytë të dy skuadrat kishin nga një rast të mirë me Neymar dhe Pavard, por rrjetat nuk u prekën.

Në minutën e 60-të erdhi edhe goli i barazimit për gjermanët. Joshua Kimmich dërgoi një harkim në zonë, ku më së miri u përgjigj Thomas Muller që shënoi për 2-2.

Por PSG në minutën e 68-të e ktheu epërsinë. Kylian Mbappe shënoi golin e dytë personal dhe të tretin të PSG-së pas asistimit të Angel Di Maria (3-2).

Deri në fund edhe pse Bayerni bëri trusni të madhe për të barazuar gola më nuk pati.

PSG ka bërë një hap të madhe drejt gjysmëfinales, por kur je në short me Bayern Munich nuk duhet të bësh llogari shumë.

/Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=DB6T1q4Y0bY

https://www.youtube.com/watch?v=uDJRQJJcUWE

https://www.youtube.com/watch?v=wR0oImswG2k

Exit mobile version