Telegrafi

Spektakël para 70 mijë tifozëve, Manchester City mposht Bayernin në miqësoren e zhvilluar në Japoni

Manchester City dhe Bayern Munich kanë zhvilluar një miqësore luksi në Tokio të Japonisë.

Dueli i zhvilluar në stadiumin National Olympic në Tokio para rreth 70 mijë tifozëve, i ka takuar Manchester Cityt me rezultat të ngushtë 2-1.

Ishte minuta e 21-të e ndeshjes, kur talenti anglez James McAtee u gjend bukur në zonë dhe realizoi për epërsinë e Cityt 1-0.

Për ta parë golin e dytë në deshje u desh të pritej minuta e 81-të, kur Mathys Tel barazoi shifrat në 1-1 duke realizuar edhe ky nga afërsia.

Megjithatë kampioni në fuqi i Evropës nuk u ndal duke kërkuar fitoren dhe gjeti golin pesë minuta më vonë.

Phil Foden u fut bukur në zonë dhe asistoi te Aymeric Laporte i cili nuk e pati vështirë të shënonte për 2-1. /Telegrafi/ 

https://www.youtube.com/watch?v=AeSL5xv2xhs