Site icon Telegrafi

Spektakël në Romë, por Lyon kalon në çerekfinale (Video)

Skuadra franceze Lyon ka arritur të kaloi në çerekfinale të Ligës së Evropës duke eliminuar Romën.

Në fakt Roma triumfoi 2-1 në shtëpi, por ky rezultat ishte i pa mjaftueshëm pas Lyon kishte triumfuar 4-2 në ndeshjen e parë.

Roma e nisi më mirë ndeshjen duke rrezikuar portën e mysafirëve që nga minuta e parë.

Në minutën e gjashtë të ndeshjes Lyon shpëtoi lehtë pas dy sulmeve të Romës.

Antonio Rusiger fillimisht goditi shtyllën, ndërsa pas topit të rikthyer Salah tentoi me kokë por Lopes priti për mrekulli.

Në minutën e 12-të, përsëri Lopes ishte shpëtimtar për mysafirët pasi ndali goditjen e Salah.

Lyon në rastin e parë shënoi në portën e vendasve. Valbuena asistoi bukur në zonë, ndërsa mbrojtësi Mouctar Diakhaby shënoi për 0-1.

Në aksionin vijues, Roma barazoi rezultatin në 1-1 ku shënoi Strootman pas asistimit të De Rossit.

Edhe në vazhdim ‘Giallorosët’ kishin raste të mira me Salah, Dzeko e Strootman, por Lopes bënte mrekulli me pritjet e tij.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Edhe pjesën e dytë Roma e nisi më mirë dhe agresive në fazën e sulmit.

Inkuadrimi i Stephan El Shaarawyt në vend të Bruno Peres solli freski në sulmin e Romës.

Ishte pikërisht El Shaarawy që asistoi në minutën e 60-të, ndërsa mesfushori mysafir, Lucas Tousart e dërgoi topin në rrjetën e tij për epërsinë 2-1 të Romës.

El Shaarawy pati disa minuta më vonë një rast të mirë shënimi, por goditja e tij shkoi pranë portës së Lopes.

Deri në fund të ndeshjes Spalletti inkuadroi në lojë edhe tre dy sulmues të tjerë si Francesco Totti e Diego Perotti por që nuk arritën të shënonin golin e tretë.

Roma triumfoi në këtë takim vetëm sa për statistikë 2-1, pasi tutje në çerekfinale kaloi Lyon me rezultat të përgjithshëm 5-4. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=6mWAP1oP_LY

 

https://www.youtube.com/watch?v=IwvMWkhcx4E

Exit mobile version