Manchester City ka shënuar fitore ndaj Tottenhamit me rezultat 4-2 në ndeshjen e mbetur nga java e shtatë e Ligës Premier.
Pjesa e parë nisi me qetësi nga të dyja skuadrat, duke mos tentuar edhe shumë portën.
Manchester City pastaj kishte dy raste me Rico Lewis dhe Erling Haaland dy herë, por goli nuk u gjet.
Tottenham në rastin e parë të mirë arriti të shënojë pas një gabimi në mbrojtje, ku Dejan Kulusevski shënoi për 1-0.
https://twitter.com/Wekesa61730404/status/1616182970028789761
Kur pritej që të mbyllej pjesa e parë, Tottenham shënoi edhe njëherë, kur Emerson Royal shënoi për 2-0.
https://twitter.com/Wekesa61730404/status/1616183161888587826
Por qytetarët e nisën me vendosshmëri pjesën e dytë, kur shënoi Julian Alvarez që në minutën e 51-të për 2-1.
https://twitter.com/Wekesa61730404/status/1616183385961168897
Pas dy minutash Manchester City arriti të shënojë edhe golin e barazimit, kur Erling Haaland u gjen mirë në zonë dhe pas harkimit të Riyad Mahrez shënoi për 2-2.
https://twitter.com/Wekesa61730404/status/1616183632657268760
Në minutën e 63-të, skuadra e Pep Guardiolas mori epërsinë për herë të parë në ndeshje kur Mahrez shënoi për 3-2.
https://twitter.com/Wekesa61730404/status/1616185083102117891
Tottenham kërkoi penallti në minutën e 82-të, por pas rishikimit të VAR nuk u vendos për dënimin më të rëndë në futboll.
Manchester City mbylli ndeshjen në minutën e 90-të, kur Mahrez shënoi golin e dytë personal për rezultatin 4-2.
Kjo fitore e mban Man Cityn në vendin e dytë me 42 pikë, ndërsa Tottenham me 33 pikë mbetet i pesti. /Telegrafi/