Leicester City dhe Manchester United kanë luajtur baras 2-2 në një ndeshje spektakolare në King Power Stadium.
Ishte një ndeshje jashtëzakonisht interesante me katër gola të shënuar, por që në fund përfundoi pa fitues.
Të parët në epërsi që kaluan ishin mysafirët, kur në minutën e 23-të realizoi për 0-1 Marcus Rashford.
Sulmuesi anglez u shërbye për mrekulli nga Bruno Fernandes dhe realizoi bukur për epërsinë e mysafirëve.
Megjithatë gëzimi i Djajve të Kuq nuk zgjati më shumë se tetë minuta, pasi vendasit barazuan gjithçka në 1-1.
Ishte anësori Harvey Barnes që me një goditje të fuqishme nga distanca realizoi për ta barazuar rezultatin.
Me rezultatin e barabartë 1-1 dy skuadrat shkuan në pushim mes pjesëve.
Anthony Martial realizoi kur kaluan një orë lojë, por që ky gol u anulua për pozitë jashtë loje.
Djajtë e Kuq shënuan përsëri, por tani një gol të rregullt për 1-2, 11 minuta para fundit të sfidës.
Edinson Cavani dhuroi një asistim magjik për Bruno Fernandes që realizoi me lehtësi në portën e vendasve.
Vendasit nuk u dorëzuan dhe arritën barazimin pesë minuta para fundit të ndeshjes 2-2.
Ayoze Perez asistoi bukur për Jamie Vardyn i cili nga afërsia shënoi në portën e United për rezultatin përfundimtar 2-2.
Përkundër barazimit, Leicester City mban pozitën e dytë në tabelë me 28 pikë të tubuara, ndërsa United mbetet një pozitë më poshtë me një pikë më pak. /Telegrafi/
https://twitter.com/EPL_videos/status/1342816386481963009
https://twitter.com/EPL_videos/status/1342818446975758336
https://twitter.com/ballviews1/status/1342834305362497536
https://twitter.com/EPL_videos/status/1342836069549572097