Në Teatrin e Qytetit të Gjilanit, sonte nis Festivali i Stand-Up Komedisë, ku artistë të njohur mbarëkombëtar do të ngjiten në skenë për të sjellë humor të freskët dhe argëtim.
Në natën e parë të festivalit, që mbahet më 27 dhjetor, do të performojnë emra të njohur si Kushtrim Qerimi, Shpend Ahmeti, Anton Bello, Djellza Dema dhe Hasim Sopi Memishi.
Ky festival, i cili organizohet nga “Varg e Vi”, do të zgjasë dy ditë dhe shënon edicionin e tij të tretë.
“Përgatituni për dy netë plot të qeshura dhe argëtim të garantuar! Disa nga artistët më të mirë mbarëkombëtar do të ngjiten në skenë për t’ju sjellë humor të freskët, tema aktuale dhe një atmosferë të paharrueshme,” thuhet në njoftimin e organizatorëve. /Telegrafi/