Italia e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Belgjikës (2-1) në ndeshjen çerekfinale për Euro 2020.
Një ndeshje shumë e bukur mes këtyre dy skuadrave ku nuk kanë munguar rastet.
Italia shënoi fillimisht me Lero Bonuccin, por goli u anulua, ndërsa Gio Donnarumma bëri dy pritje të mëdha ndaj Romelu Lukakut dhe Kevin De Bruynes.
🧤 BIG hand from Donnarumma to deny De Bruyne!
Who's scoring first?#EURO2020 pic.twitter.com/FaHG3V6kF0
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) July 2, 2021
Por momenti i golit erdhi në minutën e 31-të, ku një gabim në mbrojtjen e belgëve, nuk u fal nga italianët.
Vermalen humbi një top, i cili u mor nga Marco Verratti, që asistoi te Nicolo Barella, i cili lëvizi bukur në zonë dhe dënoi portierin Thibaut Courtois (1-0).
Por sulmet e Italisë nuk u ndalën, duke gjetur sërish golin në minutën e 44-të.
From inside his own half.
Sit back and enjoy Insigne in all his glory 🔥
Absolutely gorgeous.#ITA #EURO2020 #BELITA
— Sacha Pisani (@Sachk0) July 2, 2021
Lorenzo Insigne shënoi gol të bukur me një goditje fantastike nga jashtë zonës.
https://twitter.com/Sachk0/status/1411045350488506368
Por Belgjika shpejt u kthye në lojë, pasi fitoi penalti që e ktheu në gol Romelu Lukaku.
https://twitter.com/albiFCB7/status/1411049154076463107
Një ritëm i lartë dhe lojë e bukur deri më tani nga të dyja ekipet. /Telegrafi/