Site icon Telegrafi

I specializuari në shkencën sportive me kritika të ashpra ndaj Ten Hag për stërvitjet që i kreu të dielën në Carrington

Një mjek me nga Los Anxhelos, i specializuar në shkencën sportive, thotë se Erik ten Hag ka rrezikuar të lëndojë lojtarët e tij të Manchester United duke i bërë ata të vrapojnë 13.8 kilometra në vapë në ditën e tyre të pushimit.

Sportsmail raportoi se si një Ten Hag i nervozuar detyroi ekipin e tij të mbulonte distancën e saktë që Brentford e kaloi anën e tij kur “Bletët” mposhtën Unitedin 4-0 në ndeshjen e fundit të së shtunës.

Holandezi e anuloi ditën e planifikuar të pushimit për Djajtë e Kuq në mënyrë që të lëshonte zemërimin e tij mbi ekipin, por sipas doktorit Rajpal Brar, ai ka rrezikuar t’u bëjë më shumë dëm sesa mirë lojtarëve të tij.

Lexo po ashtu Erik ten Hag i detyroi lojtarët e Unitedit të vraponin afro 14 kilometra pas humbjes nga Brentfordi

Duke iu përgjigjur raportimeve fillimisht në Twitter, Brar deklaroi: “Nëse është e vërtetë, unë supozoj se ka ndërhyrë stafi i shkencës sportive dhe fizikës. Kështu i fut lojtarët në zonën e kuqe dhe mund të lëndohen”.

“Zona e kuqe” është kur një atlet arrin 90-100 për qind të rrahjeve maksimale të zemrës, që do të thotë se ata janë gjithashtu në përpjekje maksimale.

Dhe më vonë, duke folur për Sportsmail, Brar zgjeroi mendimet e tij: “Për sa i përket pushimit/rikuperimit dhe rrezikut të lëndimit – mendoni për trupin tuaj si një kovë”.

Lexo po ashtu Manchester United nuk e ka mbajtur premtimin e bërë ndaj Erik ten Hag

“Aktiviteti shton ujë në kovë ndërsa pushimi dhe rikuperimi e heq atë. Me balancimin e gabuar të të dyjave, kova do të tejmbushet (ose në anën tjetër, thahet kova, gjë që gjithashtu nuk e dëshironi)”.

“Të luash në një ndeshje futbolli të nivelit të lartë i shtohet ndjeshëm presioni në muskuj dhe shtimi i një dite tjetër vrapimi të nesërmen – ka një arsye që ishte një ditë pushimi i planifikuar – mund të çojë në atë tejmbushje (të kovës) dhe rrezik të mundshëm lëndimi. Ndoshta jo gjatë seancës, por në ndeshjet në vijim. ‘Zona e kuqe’ është në thelb ajo gjendje e lodhjes së lartë dhe rrezikut të rritur të lëndimit”.

Lexo po ashtu Caktohet çmimi për të cilin Glazers janë të gatshëm ta shesin Manchester Unitedin

“Aktiviteti dhe gjendja fizike/mendore e futbollistëve elitarë monitorohet nga afër nga ekipet e shkencës sportive dhe mjekësore për një arsye dhe programet e stërvitjes, vendimet e formacioneve, etj janë përshtatur rreth tyre”, ka shtuar më tej ai.

Ten Hag mbërriti herët në bazën stërvitore të United të dielën në Carrington për të vënë skuadrën e United në terrenin stërvitës dhe të vazhdonin vrapimin e gjatë. /Telegrafi/

Exit mobile version