Site icon Telegrafi

Speciale: Hajvalia është larguar nga Superliga pas pesë vitesh – Pesë gjërat e paharrueshme që i bëri ky klub (Foto/Video)

Klubi nga paralagjja e Prishtinës, Hajvalia, pas pesë vitesh do të detyrohet ta lërë Superligën.

Një vit i vështirë ky i fundit ku arritën të marrin vetëm shtatë pikë, ndërsa kishte eksod të futbollistëve, duke u detyruar të luajnë me njomakë që u paraqiten denjësisht.

Por në pesë vite Hajvalia i dha shumë futbollit të Kosovës.

Më lojtarë të njohur kosovarë, por edhe prej atyre që vinin nga jashtë Hajvalia u kthye në atraksion.

Trajnerë të njohur si Ismet Munishi, Bekim Isufi e Sunaj Keqi drejtuar skuadrën në kulmin e saj.

Por, kryesia e klubit shpesh herë me disa gjëra interesante kanë ditur të kthehen edhe në atraksion botëror për mediat, shkruan Telegrafi.

Skuadra që ishte nënkampion në sezonin 2015/2016 dhe luajti një herë në finale të Kupës, kishte arritur të bëhet temë në mediat botërore duke thënë se do të bënin ofertë për Luis Suarezin, kur ky i fundit ishte i dënuar nga FIFA.

Pastaj oferta për ta blerë, autobusin e Milanit e deri te prerja e kurbanit për tu kthyer te rezultatet pozitive.

Më poshtë i gjeni top-5 historitë më të bukura, por edhe të dhimbshme të kësaj skuadre sa ishte pjesë e Superligës. /Telegrafi/

Oferta për Luis Suarezin

Ishte fundi i korrikut të vitit 2014, kur një ide e drejtori të klubit Xhavit Pacolit, u kthye në atraksion botëror.

“Suarez nuk mund të luajë në katër muajt e ardhshëm shkaku i dënimit ne e ftojmë të vije të luajë në Kosovë”, kishte thënë Pacolli për Sport Plus.

Pothuajse të gjitha mediat sportive kishin shkruar për ofertën e klubit, madje kishte edhe nga ato që erdhën në Kosovë dhe përcollën nga afër ngjarjen.

Tifozët e donin Suarezin në Kosovë

Natyrisht, Suarez nuk e pranoi Hajvalin, por sigurisht e kuptoi dhe dëgjoi emrin e skuadrës që e kërkoi.

Prerja e kurbanit që tu kthehen rezultatet e mira

Hajvalia e kishte nisur keq kampionatin në sezonin 2015-2016. Ata nuk morën asnjë pikë në tri ndeshjet e para.

Skuadra e trajnerit Ismet Munishi, e kishin prerë një kurban në stadiumin e Kizhnicës, me shpresën se do të rikthehen te fitoret.

Kurbani që ua ktheu fitoret

‘Kurbani’ bëri punë dhe Hajvalia iu kthye fitoreve.

Ofertë për ta blerë autobusin e Milanit

Në janar të vitit 2015 Hajavalia goditi edhe një herë në shenjë. Skuadra e Milanit kishin vënë autobusin e klubit në shtije.

Me të dëgjuar se italianët po e shesin autobusin për shkak të krizës financiare, Hajvalia ishte e gatshme t’i japë 40 mijë euro për ta pronësuar atë. As kjo nuk u realizua.

Senegalezët që i lanë pa bukë

Kur u sollën nga Senegali në Kosovë, u ishte premtuar “Parajsa” ndërsa këtu në fakt gjetën vetëm “Ferrin”.

Në fillim erdhën tre pastaj mbetën dy, e në fund një.

Si shumë të rinj afrikanë të cilët ëndërrojnë që të krijojnë karrierë në futboll, ishin  edhe 20 vjeçari Mouhamado Ndiaye dhe Hadji Malick 23 vjeçar.

Afrikanët e Hajvalisë

Ata erdhën me 3 shkurtë të vitit 2013 te Hajvalia, të sjellë nga menaxheri Hamdi Mehmeti.

Ata në fund pas disa muajsh shpërthyen me akuza drejt Mehmetit që nuk iu jepte para as për bukë. Në fund të u larguan.

Bashkëpronarët këngëtarë që shpesh e kallnin atmosferën edhe në autobus me skuadrën

Ajo që e bënte klubin edhe më ‘shyhret’ ishin dy bashkëpronarët, Mehedin Përgjegjaj – Meda dhe Ragip Murati – Gipa. Të dy këngëtarë, por ky i fundit më pak i njohur.

Ata për disa vite investuan shumë te klubi, por që parët e investuara nuk u kthyen kurrë.

Shpesh bënin atmosferë me këngë nëpër autobus e restorante pranë skuadrës. /Telegrafi/

Exit mobile version