Bayern Munichu është rikthyer në shtëpi pas disfatës prej 3-0 në udhëtim te Paris Saint – Germain. Në aeroplanin Lufthansa 2571 ishte i ulur 58 vjeçari gjerman, saktësisht në ulësen 2D. Por, këtë e bëri me të ardhmen e tij në dyshim të madh.
Dyshimet shtohen kur drejtori gjeneral, Karl Heinz Rumenigge dhe drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic, refuzuan që të përgjigjen para fluturimit për të ardhmen e Ancelottit. Edhe pas aterimit, as bosët e as lojtarët nuk deshën të deklarohen për këtë çështje.
Rummenigge megjithatë me të përfunduar ndeshja në holl të stadiumit u dëgjua duke brohoritur se ai do të kërkojkë “sqarime të sakta” për këtë disfatë të rëndë prej 3-0.
Por, çka do të ndodhte në rast të një shkarkimi të Ancelottit?
Sipas Bild, është asistenti Willy Sagnol atij që do t’i besohet klubi, natyrisht, në formë të përkohshme. Ish-futbollisti i Bayernit me pëlqim të drejtuesve të klubit u caktua si shef i stafit të trajnerëve, ndërsa më parë ishte i angazhuar te Bordeaux ng viti 2014 deri 2016.
Në Munich ndërkohë po flitet se Thomas Tuchel është opsion si pasues i Ancelottit. Rummenigge në mënyrë pozitive është qasru për trajnerin e Dortmundit.
“Thomas Tuchel më ka pëlqyer gjithmonë, që prej kohës kur ai ishte te Mainzi”, bëri të ditur atë kohë drejtori.
Edhe presidenti Uli Hoeness e ka Tuchelin në listën e ngushtë të kandidatëve, pasi klubi gjerman dëshiron një trajner gjerman në krye të pankinës.
Çka po ndodh me Ancelottin?
Italiani edhe në klub nuk e ka fshehur faktin se ka një super ofertë nga Kina. Oferta multi milionëshe nga Azia nuk e ka lënë gjakftohtë Ancelottin. Sipas të gjitha gjasave, Ancelotti dhe Bayerni do të pajtohen që të shkëpusin kontratën, në mënyrë që Carlito të shkojë drejt Kinës.
Bayern Munichu ka barazuar edhe në Bundesliga me Wolfsburgun së fundmi, teksa situata është bërë e padurueshme në zhveshtore pas humbjes së papritur te PSG. /Telegrafi/