Ka kaluar edhe java e katërt në Ligën Premier dhe nuk ka fitore për Manchester Unitedin.
‘Djajtë e Kuq’, llogariteshin favorit absolut para ndeshjes me Burnleyn, mirëpo nuk kanë arritur më shumë se një barazim pa gola 0-0.
United që nga fillimi i ndeshjes kërkoi golin, mirëpo nuk e arriti një gjë të tillë.
Ndërkohë futbollistët mbetën të vetëm në fushë, kur gjyqtari Mark Clattenburg përjashtoi Mourinhon nga loja i cili protestoi për një penallti të pa dhënë.
Sikur mos të mjaftonte përjashtimi i Mourinhos, Clattenburg përjashtoi edhe mesfushorin spanjoll, Ander Herrera pas dy kartonëve të verdhë.
Barazimi ndaj Burnleyt ishte i treti në katër ndeshjet e fundit për Unitedin që ka pësuar edhe një humbje.
Pas kësaj pike të fituar, Manchester United ndodhet në pozitën e tetë në tabelë me 15 pikë të grumbulluara.
Aktualisht ‘Djajtë e Kuq’, janë tetë pikë mbrapa liderit Manchester City.
Në javën e ardhshme, United do të ketë një ndeshje tjetër të vështirë, pasi do të udhëtoj në Uells për tu takuar me Swansean. /Telegrafi/