Kjo pjatë është shumë e shijshme kur shërbehet e shoqëruar me mish apo me produkte mishi të pjekur.
Përbërësit:
▪ 6 speca (të mëdhenj, të ëmbël)
▪ 1/3 filxhan çaji vaj ulliri (ekstra të virgjër)
▪ 2 thelpinj hudhër (të qëruar dhe të grirë)
▪ 1/3 filxhan çaji uthull balsamike
▪ kripë
▪ piper
▪ 1/3 filxhan çaji majdanoz (i freskët, i copëtuar)
Përgatitja:
I lajmë dhe thajmë specat, pastaj iu heqim farat, pjesën e bishtit dhe cipën.
Presim specat në shirita 2.5 cm. Nxehim vajin në tigan të madh me fund të rëndë dhe shtojmë specat, duke i trazuar mirë derisa të mbulohen në vaj.
I gatuajmë specat në temperaturë mbi mesataren derisa të fillojnë të zbuten dhe të marrin ngjyrë kafe, duke i trazuar shpesh për rreth 10 minuta.
Shtojmë hudhrën dhe i gatuajmë edhe për një minutë ose dy.
Shtojmë uthullën balsamike, kripën , piperin dhe i përziejmë mirë.
I gatuajmë edhe për 3 deri në 4 minuta derisa specat të kenë përthithur të gjithë uthullën.
I hedhim dhe majdanoz të freskët të copëtuar dhe i vendosim në pjatancë për t’i shërbyer.
/Telegrafi/