Site icon Telegrafi

Spartak Stadium, Moskë

Kapaciteti: 43,298
Hapja: 2014
Klima: Më e larta mesatare 23 shkallë celsius dhe më e ulëta 18 shkallë celsius me 50 për qind gjasa për rreshje shiu.
Lokacioni: Veri-perëndimi i Moskës

Spartak stadium (që është emri origjinal i këtij stadiumi i vënë për këtë Botëror i ndryshuar nga emri Otkritie Arena) është shtëpia e parë e përhershme e 22 herë kampionit rus, Sparatak Moskës. Para hapjes në vitin 2014, Spartaku ka luajtur në disa stadiume të ndryshme në Moskë, përfshirë Luzhnikin.

I vendosur në zonën e ish bazës ajrore të Moskës në distriktin e Tushinos, stadiumi ka pritur ndeshjen e parë më 5 shtator të vitit 2014, në të cilën Spartaku barazoi 1-1 me Yllin e Kuq të Beogradit.

Dizajni i jashtëm i stadiumit vë në pah qindra pllaka në formë diamanti të lidhura, që krijojnë një pamje zingjirore interesante. Këto janë të ngjyrosura në të kuqe dhe në të bardhë që janë ngjyra simbol të Spartakut, por mund të ndryshohen për të reflektuar ngjyrën e ekipeve që luajnë.

Ndeshjet e grupeve: Argjentinë v Islandë (e shtunë, 16 qershor, 15:00), Poloni v Senegal (e martë, 19 qershor, 17:00), Belgjikë v Tunizi (e shtunë, 23 qershor, 14:00), Serbia v Brazil (e mërkurë, 27 qershor, 20:00).

Ndeshjet e eliminimit direkt: 1/8-ta – fituesi i Grupit H v vendi i dytë i Grupit G (e martë, 3 korrik, 20:00).

Exit mobile version