Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales kërkoi falje për puthjen në bonë drejt lojtares Jenni Hermoso, gjatë dhënies së medaljeve të arta për Kupën e Botës të fituar.
Sipas mediumit më të madh sportiv spanjoll, Marca, ai nuk e bëri këtë me sinqeritet të mjaftueshëm.
Përkatësisht, gazeta e njohur sot shkruan se hapi i radhës i Rubiales duhet të jetë dorëheqja e tij.
“Rubiales nuk ka më të drejtë të kërkojë falje apo të mbrohet. Për të shmangur sikletin, është mirë që ai të japë dorëheqjen deri të premten”, shkruan Marca.
Kujtojmë se të dielën spanjollët mundën Anglinë me rezultat 1-0 në finalen e Botërorit dhe para se të ngrinin kupën e fituesit, lojtarët morën një nga një medaljet e arta.
"Ni la euforia máxima ante un hecho histórico puede justificar ese beso forzado. Jenni se sintió violentada y así lo ha hecho saber con su comunicado" https://t.co/ol7yQXrsAR
— MARCA (@marca) August 23, 2023
Aty ishte edhe Rubiales, dhe kur Hermoso kaloi, ai e përqafoi dhe e tërhoqi kokën drejt tij me duar dhe e puthi në buzë, pas së cilës ai qeshi.
Siç pritej, pamjet televizive u përhapën shpejt në rrjetet sociale, ndërsa Hermoso më vonë në dhomat e zhveshjes në një transmetim live në Instagram, duke qeshur tha se nuk i pëlqeu.
Më pas, Kombëtarja Spanjolle kërkoi që Gjykata e Lartë e Sporteve të hetojë këtë çështje dhe ta mbrojë atë dhe kolegët e saj nga sulmet dhe abuzimet e padëshiruara si ky. /Telegrafi/