Spanja dhe Italia do të ndeshen mes vete në derbin e grupit G, aty ku bënë pjesë edhe Kombëtarja e Shqipërisë.
Dy kombëtaret e mëdha do të luajnë sot (e shtunë) mes vete me fillim nga ora 20:45 në Santiago Bernabeu ndeshjen kryesore të Grupit G në kuadër të eliminatoreve për botërorin Rusia 2018.
Deri më tani, si Spanja ashtu dhe Italia kanë nga 16 pikë të tubuara, me nga pesë fitore dhe një barazim, kështu që në këtë ndeshje duan të fitojnë për t’iu shmangur njëra tjetrës.
Kombëtarja azzurre thuhet se ka ndarë mendjen dhe trajneri Giampiero Ventura do t’i qëndroj besnik rreshtimit të tij me formacion 4-2-4 dhe pa befasi.
Ndërsa, befasia mendohet të jetë te kombëtarja e iberike, e cila mendohet se do të luaj 4-3-3, por me një ‘9-sh’ fals, ku i preferuari besohet të jetë Davil Silva ose Marco Asensio.
Kështu, sulmuesit e Chelseat, Alvaro Morata dhe Diego Costa do ta fillojnë takimin nga bankina. /Telegrafi/
Spanja: De Gea; Carvajal, Ramos, Pique, Jordi Alba; Koke, Busquets, Iniesta; Isco, Asensio, Silva
Italia: Buffon; Conti, Barzagli, Bonucci, Darmian; De Rossi, Verratti; Candreva, Belotti, Immobile, Insigne