Telegrafi

Spanja vazhdon kryesimin në ranglistën e FIFA-s

Dhjetë skuadrat e para nga muaji i kaluar mbetën të pandryshuara duke pasur parasysh mungesën e aksionit ndërkombëtar, me ç’rast Spanja vazhdon të qëndrojë në pozitën e parë për tetë muaj resht, e ndjekur nga Gjermania, Holanda, Italia dhe Brazili.

Argjentina, Kroacia, Anglia, Rusia dhe Turqia e mbyllin top-dhjetëshin e përfaqësueseve më të mira.

Sipas klasifikimit te ri te publikuar në faqen zyrtare të FIFA-s, Përfaqësuesja e Shqipërisë ndodhet në vendin e 79-të, një pozitë më poshtë se muajin e kaluar, edhe pse kane grumbulluar 11 pike më shumë këtë muaj. Aktualisht, Kombëtarja shqiptare ka 435 pikë, ndërsa para saj ndodhet Trinidad dhe Tobago.