Spanja ka arritur që të kalojë në epërsi ndaj Iranit në ndeshjen që po zhvillohet në Kazan.
Sulmet e parreshtura të Spanjës nuk arritën të thyejnë rezistencën e madhe të Iranit.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, dhe pjesa e dytë filloi edhe më furishëm për spanjollët.
Pas një topi në zonë, përpjekja e Hosseinit për të larguar topin qëllon këmbën e Diego Costas, ku më pas topi befason portierin iranian dhe topi përfundoi në rrjetë (54′).
https://twitter.com/Footy_Matrix/status/1009514927994925058
Deri në atë moment mbrojtja e Iranit ishte kompakte dhe nuk u thye nga sulmet e Spanjës.
Stuhia e Kuqe dominoi lojën duke pasur hiç më pak se 300 pasime më shumë se Irani. /Telegrafi/