Ylli i Barcelonës, Dani Olmo, po kalon ditët më të mira të jetës në Spanjë që prej se u transferua nga Leipzigu në Kataloni.
I ftuar nga kombëtarja e Spanjës për dy ndeshjet e muajit shtator, 26-vjeçari u paraqit në barazimin 0-0 ndaj Serbisë të enjten, por u largua në minutën e 82-të duke u zëvendësuar nga Joselu.
Olmo nuk ka stërvitur që prej atëherë dhe përzgjedhësi Luis De La Fuente ka pranuar se ai nuk po stërvitej për shkak të një goditje që kishte marrë gjatë ndeshjes.
Sidoqoftë ai i kishte siguruar gazetarët se ky është vetëm një shqetësim i vogël duke përmendur se nuk ka të bëjë me ndonjë lëndim serioz.
Mundo Deportivo ka raportuar se Olmo do të jetë jashtë sfidës së sotme (e diel) ndaj Zvicrës si masë mbrojtëse, megjithatë pritet të jetë i gatshëm për Barcelonën pas pauzës me kombëtare.
Ky shqetësim që ka kapluar Olmon ka shtuar edhe më shumë problemet për Hansi Flick, i cili tashmë po vuan mungesën e disa yjeve si Gavi, Fermin Lopez, Frenkie De Jong dhe Marc Bernal.
Duke marrë parasysh se blaugranasit do t’i zhvillojnë shtatë ndeshje brenda 22 ditëve, tekniku gjerman do të shpresojë që të ketë sa më shumë lojtarë në dispozicion./Telegrafi/