Spanja ka pësuar humbje nga Ukraina në kuadër të Ligës së Kombeve, me rezultat 1-0.
Ndeshja ishte e dominuar nga spanjollë nga fillimi deri në fund, por që në fund fitores i buzëqeshën ukrainasit.
Rodrigo dhe Ansu Fati rrezikuan të parët që në fillim të ndeshjes, por pa sukses.
Pas tyre nga goditja e dënimit rrezikoi edhe Sergio Ramos, por topi përfundoi jashtë.
Pjesa e parë u mbyll me rastin e Sergio Canales, ku as në këtë rast nuk kishte gol.
Pjesa e dytë nisi me një rast të mirë të Andriy Yarmolenko, i cili kërkoi edhe penallti, por gjyqtari heshti.
Rodri u kundërpërgjigj, me rast të mirë.
Në minutën e 76-të, Andriy Yarmolenko asiston te Viktor Tsygankov i cili nga jashtë zonës shënoi për 1-0.
GOL DA UCRÂNIA!
Viktor Tsygankov abre o placar.
Ucrânia 1×0 Espanhapic.twitter.com/dZeXsYcxu7
— Fut TT (@OFutTT) October 13, 2020
Deri në fund nuk kishte më raste dhe Ukraina mori fitoren e parë në grup.
Spanja edhe pas humbjes mbetet lider me shtatë pikë, ndërsa Ukraina ka gjashtë pikë. /Telegrafi/