Telegrafi

Spanja shkatërron Turqinë, rekord në këtë Kampionat (Video)

Spanja ka treguar dhëmbët kundër Turqisë, duke e  mposhtur këtë të fundit me rezultat 3-0.

Spanjollët e nisën shumë mirë takimin duke i renditur rastet një pas një në portën turke.

I pari që rrezikoi ishte Alvaro Morata, por pasimin e Jodi Albas nuk e ktheu në gol.

Pas tij rrezikoi edhe Nolito, po as ky nuk e kishte fatin të shënonte.

Zhvillohej minuta e 34-të, kur Nolito dërgon një top në zonë dhe Morata me kokë e drejton në portën e Volkan Babacan për ta mposhtur këtë të fundit (1-0).

Nuk vonoi shumë edhe Duran Nolito shënoi. Ishte minuta e 37-të kur Fabregas pason bukur në zonë e Nolito me një goditje të bukur shënon për 2-0.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Më të filluar pjesa e dytë ‘Furia e Kuqe’,  tregon edhe një herë dhëmbët. Një aksion të bukur të filluar nga Andres Iniesta, e kthen në gol Morata, i cili i vetëm shënon në portën e Babacan, pas pasimit mjeshtëror të Alba.

Burak Yilmaz tregton se turqit janë ende ne lojë duke rrezikuar, por pa sukses.

Në minutë e 61-të provoi edhe Silva, por as ky nuk arrin të shënohet në listën e realizatorëve.

Spanja mbajti kontrollin e lojës deri në fund, duke mos e lënë të rrezikoj Turqinë që deri më tani është treguar si njëra ndër kombëtaret më të dobëta në evropian.

Kjo është fitoja më e thellë në këtë kampionat.

Spanja pas kësaj fitoreje ka kaluar fazën e grupeve, pasi Kroacia ka katër pikë, Çekia ka një pikë, e Turqia ende pa pikë. /Telegrafi/