Spanja e ka shkatërruar Kroacinë duke e mposhtur me rezultat 6-0 në Ligën e Kombeve.
‘Furia e Kuqe’ e nisi shumë mirë takimin duke e rrezikuar portën kroate që nga minuta e parë.
U desh të vijë minuta e 24 që spanjollët të gjejnë golin, ku Saul shënoi me kokë pas harkimit të Carvajal.
Pastaj në skenë doli Marcos Asensio, i cili shënoi dy gola mjaftë të bukur.
I pari me një goditje të saktë ku gjeti këndin e Kalinic në minutën e 33-të.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi foli i dytë personal. Asensio gjuajti bukur ku goditi shtyllën, ndërsa topi i kthyer nga shtylla goditi në kokë Kalinicin që e dërgoi në portën e vetë.
Pjesa e parë u mbyll 3-0, që janë shumë për nënkampionin e botës.
Në pjesën e dytë e njëjta këngë, Spanja që krijon shumë raste para porte dhe shënon edhe tri herë të tjera.
Rodrigo shënoi në minutën e 49-të kur mori një top nga mesi dhe me një gjuajtje të fortë shënoi për 4-0.
Pas tij shënoi Sergio Ramos në minutën e 57-të.
Golin e fundit e shënoi Isco që ishte shumë i bukur duke e lënë në gjumë portierin Kalincin.
Spanja kishte shumë raste, por që nuk arriti të shënojë më, ndërsa tani ka gjashtë pikë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=4wYcm2yeunc