Site icon Telegrafi

Spanja shkatërron Koren Jugore (Video)

Spanja iu ka bërë më dije kombëtareve evropiane se forca e saj është e madhe dhe do të jetë një nga pretendentët në Evropian.

Djelmoshat e Vicent del Bosques kanë shënuar fitore të thellë përballë Koresë Jugore (6-1).

Serinë e golave e hapi David Silva që shënoi në minutën e 30-të.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë me Cesc Fabregas. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 3-0, pasi shënoi edhe Nolito.

Me të filluar pjesa e dytë trajneri i Spanjës, Del Bosque, bëri disa ndryshime që iu përgjigjën mirë.

Morata arriti të shënojë dy herë (50’-90’), ndërsa edhe Nolito shënoi golin e dytë (54’).

Korea golin e vetëm e shënoi me Se Jong. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=xMBOgv9ZecI

Exit mobile version