Telegrafi

Spanja rikthehet në lojë, Morata e barazon rezultatin

(Foto: Twitter/Fox Soccer)

Spanja është rikthyer në lojë në ndeshjen gjysmëfinale të ‘Euro 2020’ kundër Italisë.

Janë barazuar shifrat në sfidën e madhe të Evropianit në sfidën që po zhvillohet në stadiumin Wembley në Londër.

Sulmuesi i Juventusit realizoi pasime të dyfishta me Daniel Olmo dhe doli i vetëm përballë Gianluigi Donnarumma, të cilin e mposhti me saktësi (80’).

Azzurrët kaluan në epërsi pas një ore lojë me golin e bukur të Federico Chiesas, ndërsa tashmë gjithçka është e barabartë.

Pritet të shihet nëse në minutat e rregullta do të ndëshkojë ndonjëra nga skuadrat apo do t’i shohim vazhdimet. /Telegrafi/