Kombëtarja e Spanjës nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 ndaj Polonisë në ndeshjen e dytë të Grupit E në kuadër të Euro 2020.
Ekipi i Luis Enriques e ka dominuar ndeshjen ndaj polakëve të Paulo Sousas, por nuk ka arritur ende ta shijoj fitoren, pasi u ndal me barazim.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të spanjolleve, të cilët krijuan shumë raste dhe gjeten edhe një gol.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 25-të dhe ishte Alvaro Morata, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Gerard Morenos.
⏸️ HALF-TIME ⏸️
🇪🇸 Morata goal puts Spain in front
🇵🇱 Superb Simón stop denies LewandowskiWho's scoring next? 🤔#EURO2020
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) June 19, 2021
Në pjesën e dytë, përsëri ishte Spanja skuadër më e mirë, më kërkuese, duke krijuar më shumë, por Polonia gjeti golin e parë duke ia vështirësuar gjërat.
Ishte sulmuesi Robert Lewandowski (54’), i cili shënoi me kokë për 1-1 pas asistimit të Kamil Jozwiak.
Spanja pati një mundësi ideale në minutën e 58-të për t’u kthyer në epërsi, por goditja e Morenos nga penalltia u ndal nga shtylla, ndërsa Morata nuk qëlloi pas topit të kthyer.
Deri në fund të ndeshjes, iberikët nuk u ndalen së sulmuari, duke krijuar edhe disa raste tjera, por pa arritur ta gjejnë rrjetën dhe ndeshja u mbyll baras 1-1.
⏰ RESULT ⏰
🇪🇸🆚🇵🇱 Spain and Poland share the points in Seville
⚽️ Morata scores his 20th goal for La Roja
👏 Lewandowski heads Poland level
🚫 Gerard Moreno hits post with penaltyFair result? 🤔#EURO2020
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) June 19, 2021
Pas këtij barazimi, Spanja e sheh veten në pozitën e tretë me dy pikë, ndërsa Polonia zë vendin e fundit me një pikë.
Në ndeshjen e fundit të grupit, Spanja luan ndaj Sllovakisë, ndërsa Polonia kundër Suedisë. /Telegrafi/
https://twitter.com/Sergiocoentrao/status/1406332846810320898
https://twitter.com/TrashTalkMVP/status/1406344443305902085
https://twitter.com/Sergiocoentrao/status/1406345744991272970