Telegrafi

Spanja mjaftohet me barazim ndaj Greqisë

(Foto: Twitter/Seleccion Espanola de Futbol)

Spanja e ka nisur me barazim fazën kualifikuese për Kampionatin e ardhshëm Botëror kundër Greqisë.

Në sfidën e Grupit B të zhvilluar në Stadio Nuevo Los Carmenes, La Roja nuk arriti të marrë më shumë se një pikë.

Vendasit shënuan të parët përmes Alvaro Moratas (33’), i cili asistua nga Koke dhe ky ishte goli i vetëm në gjysmën e parë.

(Foto: Twitter/Seleccion Espanola de Futbol)

Në pjesën e dytë, rezultati u barazua me golin e Anastasios Bakasetas (57’) të shënuar nga pika e bardhë.

Në grupin ku bën pjesë edhe Kosova, Suedia ka regjistruar fitore minimale kundër Gjeorgjisë me golin e Viktor Claesson, i cili u asistua nga Zlatan Ibrahimovic. /Telegrafi/