Telegrafi

Spanja merr fitore pa u munduar shumë ndaj Maltës

Spanja ka arritur të shënojë fitore ndaj Maltës si mysafirë me rezultat 2-0.

Pa trajnerin Luis Enrique që ishte larg skuadrës shkaku i një problemi në familje, Spanja arriti të shënojë nga një herë në secilën pjesën.

Alavaro Morata shënoi gol në minutën e 31-të për ta dërguar Spanjën në pushim me një gol epërsi.

Spanjollët nuk i ndalën sulmet edhe në pjesën e dytë, por goli erdhi me shumë vështirësi.

Morata shënoi edhe një herë në minutën e 73-të për t’ia siguruar fitoren mysafirëve.

Me këtë fitore Spanja shkon në kuotën e gjashtë pikëve. /Telegrafi/