Janë publikuar formacionet zyrtare për përballjen në mes të Spanjës dhe Rumanisë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
‘Furia e Kuqe’ do të jetë nikoqir i rumunëve në ballafaqimin që fillon nga ora 20:45 në stadiumi ‘Wanda Metropolitano’ të Atletico Madridit.
Spanjollët tashmë e kanë siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian së bashku me Suedinë nga Grupi F, që kanë nga 23 pikë, respektivisht 18.
Rumania e Norvegjia me nga 14 pikë, Ishujt Faroe dhe Malta me nga tri.
Formacioni startues i Spanjës: Kepa, Carvajal, Martinez, Busquets, Morata, Niguez, Ramos, Ruiz, Gaya, Moreno, Cazorla.
Formacioni startues i Rumanisë: Tatarusanu, Benzar, Tosva, Rus, Nedelcearu, Stanciu, Puscas, Hagi, Baluta, Marin, Coman. /Telegrafi/