Përfaqësuesja e Republikës Çeke dhe ajo e Spanjës kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.
“La Roja” është mysafire e çekëve në takimin e dytë të Grupit 2 të Ligës A në Ligën e Kombeve, takim që zhvillohet në stadiumi “Eden” në Pragë me fillim nga ora 20:45.
Ekipi i Luis Enriques vjen në këtë ndeshje pas një barazimi me Portugalinë dhe synon ta shijoj fitoren e parë në këtë udhëtim, pasi forma e ekipit ishte shumë e lartë në ndeshjen e parë.
🇪🇸 Morata completes the perfect Spain counter-attack 😍#NationsLeague | @AlvaroMorata | @SeFutbol pic.twitter.com/hMudtER4VC
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) June 5, 2022
Në anën tjetër, vendasit e kanë mposhtur Zvicrën në takimin e parë dhe synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive edhe ndaj Spanjës.
Trajneri i vendasve starton me më të mirët, ndërsa Enrique ka bërë shumë ndryshime dhe kombinime në formacion.
Çekia: Vaclik; Coufal, Brabec, Zima, Mateju, Zeleny; Sadilek, Soucek; Lingr, Kuchta, Pesek
Spanja: Unai Simon; Carvajal, Inigo Martínez, Eric Garcia, Alonso; Koke, Rodri, Gavi; Olmo, De Tomas, Sarabia.
/Telegrafi/