Edhe Spanja ka publikuar skuadrën që do të udhëtojë për në Euro 2016.
Sërish në skuadër ka një vend për portierin veteran, Iker Caslillas, i cili nuk ka pasur një sezon të mirë në kampionatin portugez me Porton.
Mbrojtja i është besuar katërshes së kampionatit të kaluar të botërorit, Ramos, Pique, Carvajhal dhe Alaba, transmeton Telegrafi.
Mesfusha është e kompletuar me Iniestën, Iscon, Busquetsin, Silva dhe Cesc Fabregasin, por nuk janë ftuar Santi Cazorla dhe Juan Mata.
Por, në sulm nuk është ftuar Diego Costa dhe Fernando Torres, i cili ka kaluar një sezon tejet të dobët në fanellën e Chelseat. /Telegrafi/