Telegrafi

Spanja leksion Kroacisë pas pjesës së parë, Asensio i papërmbajtshëm

Spanja është duke e shkatërruar Kroacinë me rezultat 3-0 pas 45 minutave.

‘Furia e Kuqe’ e nisi shumë mirë takimin duke e rrezikuar portën kroate që nga minuta e parë.

U desh të vijë minuta e 24 që spanjollët të gjejnë golin, ku Saul shënoi me kokë pas harkimit të Carvajal.

Pastaj në skenë doli Marco Asensio, i cili shënoi dy gola mjaftë të bukur.

I pari me një goditje të saktë ku gjeti këndin e Kalinic në minutën e 33-të.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi foli i dytë personal.

Asensio gjuajti bukur ku goditi shtyllën, ndërsa topi i kthyer nga shtylla goditi në kokë Kalinicin që e dërgoi në portën e vetë.

Pjesa e parë u mbyll 3-0, që janë shumë për nënkampionin e botës. /Telegrafi/