La Liga do të shfrytëzojë teknologjinë e video asistimit të gjyqtarëve (VAR) nga sezoni i ardhshëm.
Sipas shefit të Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF), Luis Larrea, një nga kampionatet më të forta në botë do ta shfrytëzojë këtë teknologjisë.
La Liga nuk ka as teknologji të vijës së golit, një sistem që u citua të jetë “i shtrenjtë” dikur nga presidenti i La Ligas, Javier Tebas.
“Për sezonin tonë synimi jonë është që të përdorim VAR-in”.
“Teknologjia tash po vjen në futboll dhe duhet ta pranojmë atë”, potencoi Larrea për Cadena Ser.
Larrea insistoi se testet e VAR-it do të ndodhin në 70 ndeshje në Spanjë para se sistemi zyrtarisht të fillojë aplikimin.
Vonesa sa i përket përdorimit të teknologjisë në futbollin spanjoll ka ndodhur për shkak të relacioneve të ftohta mes La Ligas dhe Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF). /Telegrafi/