Telegrafi

Spanja kalon në epërsi ndaj Rusisë

Kombëtarja e Spanjës ka gjetur shpejt golin në ndeshjen e 1/8-tës së Kupës së Botës ndaj Rusisë.

Është mbrojtësi rus, Sergey Ignashevich, i cili ka shënuar autogol nga afërsia për t’i dhënë epërsinë 1-0 spanjollëve.

Goli i Ignashevichit erdhi në minutën e 11-të të ndeshjes pas një dueli të fortë me Sergio Ramosin.

Ky gol erdhi pas harkimit të saktë në zonë nga Marco Asensio. /Telegrafi/