Spanja ka fituar ndaj Bosnje e Hercegovinës, kurse Gjermania ka humbur nga Sllovakia.
Spanjollët fituan me rezultat 3-1, ndërsa golat për përfaqësuesen e Spanjës shënuan Nolito (11’ dhe 18’), dhe në minutat shtesë të takimit Pedro. Ndërsa golin e nderit për BeH shënoi në minutën e 29-të Aleksandar Scekic.
Ndërsa takimi tjetër filloi me golin e Mario Gomez në minutën e 13-të dhe ky ishte goli i vetëm për gjermanët.
Kurse për përfaqësuesen Sllovake shënuan Marek Hamsik (41’), Michal Duris (44’) dhe Juraj Kucka (52’).
Këto ndeshje ishin të një karakteri miqësore dhe përgatitje për Kampionatin Evropian. /Telegrafi/