Site icon Telegrafi

Spanja fiton ndaj Danimarkës, vendos një gol i Zubimendi

Spanja ka shënuar fitore ndaj Danimarkës në shtëpi me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për Ligën A të Kombeve.  

Alvaro Morata dhe Christian Eriksen kishin rastet e para në lojë, por nuk arritën të shënonin nga raste shumë të mira. 

Pa u mbyllur pjesa e parë, Lamine Yamal kishte rast të mirë, por as ky nuk  qëlloi cakun. 

 Në pjesën e dytë, danezët mbroheshin, ndërsa spanjollët kontrollonin ndeshjen. 

Kur zhvillohej minuta e 79-të, Martin Zubimendi arriti të shënojë për 1-0. 

 

Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Spanja mori fitoren e dytë në grup, ku me 7 pikë është e para.  

Në këtë grup, Serbia mposhti Zvicrën me rezultat 2-0. /Telegrafi/ 

Exit mobile version