Spanja e ka fituar ndeshjen ndaj Gjermanisë me rezultat të thellë 6-0, në ndeshjen e vlefshme për kreun e grupit në Ligën e Kombeve.
Ndeshja e vlefshme për grupin 4 në Ligën A, u mbyll me një spektakël të Spanjës që e dominuan takimin nga fillimi deri në fund.
Golin e parë në ndeshje e shënoi sulmuesi në top formë, Alvaro Morata me kokë, që kërceu më së larti nga të gjithë (1-0).
https://www.youtube.com/watch?v=ZE8lD4suVMA&ab_channel=UEFANationsLeague
Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë me Ferran Torres (2-0), i cili tundi rrjetën pas një topi të kthyer nga shtylla.
https://twitter.com/RankSquad/status/1328796931074777088
Pjesën e parë e mbylli goli i Rodrit që po ashtu shënoi me kokë (3-0).
Në pjesën e dytë u prit që Gjermania të reagojë, por kjo nuk ndodhi, pasi Spanja kishte plane tjera.
Ferran Torres që po kalon një formë të jashtëzakonshme shënoi edhe dy herë të tjera.
https://twitter.com/RankSquad/status/1328806068240216064
Fillimisht ai tundi rrjetën në minutën e 55-të, pastaj edhe në minutën e 71-të, duke e bërë Manuel Neuerin që të kapitullojë pas një gjuajtje të bukur jashtë zone.
https://twitter.com/RankSquad/status/1328809646505734144
Goli i fundit në takim erdhi pas një pasimi të Jose Gaya për Mikel Oyarzabal (6-0)
Me këtë fitore Spanja ka 11 pikë, ndërsa Gjermania me shtatë pikë është në pozitën e dytë. /Telegrafi/