Telegrafi

Spanja e nis mirë ndeshjen ndaj Zvicrës, kalojnë në epërsi pas autogolit të Zakaria

Spanja e ka nisur shumë mirë takimin ndaj Zvicrës, në kuadër të çerekfinales në Euro 2020.

Pas një goditje këndi, topi u largua nga zona, duke shkuar tek këmbët e Jordi Albas.

Mbrojtësi i majtë gjuajti drejt portës, por goditja e tij u devijua nga Denis Zakaria për të përfunduar në rrjetë për 1-0.

Duke ditur që këto dy skuadra luajnë në sulm, atëherë pritet që të ketë gola në këtë ndeshje.

Xherdan Shaqiri po luan nga minuta e parë, ndërsa Granit Xhaka pushon shkaku i kartonëve. /Telegrafi/