Kombëtarja e Spanjës e ka mbyllur me epërsi 1-0 pjesën e parë të ndeshjes ndaj Polonisë në kuadër të Grupit E në Euro 2020.
Ekipi i Luis Enriques ka dominuar totalisht polakët gjatë 45 minutave të parë, duke krijuar shumë raste dhe shënuar edhe një gol.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 25-të dhe ishte Alvaro Morata, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Gerard Morenos.
https://twitter.com/Sergiocoentrao/status/1406332846810320898
Spanja dominoi edhe në menaxhimin e topit, duke mbajtur në 71 për qind të kohës në pronësi, për dallim nga 29 për qind të Polonisë.
Iberikët ishin larg më të mirë edhe në kompletimin e pasimeve të sakta, duke bërë plot 343 sosh, për dallim nga vetëm 75 të polakëve.
Në këtë pjesë u dha vetëm një karton i verdhë dhe ai shkoi për polakun Mateusz Klich.
Më poshtë keni statistikat nga pjesa e parë: