Kombëtarja e Spanjës e ka deklasuar kombëtaren e Lichtensteinit me rezultat 8-0, kurse Italia pati shumë punë të vështirë në fitoren minimale prej 1-0 ndaj Izraelit.
Ishte Spanja ajo që kisthe dominimin total dhe në jpesë të parë mbylli llogaritë me katër gola nga Ramos (3’), Alvaro Morata (15’), Isco (16’) dhe David Silva (39’).
Në pjesën e dytë ishte Iago Aspas ai që nisi mbarë me gol (51’), më pas MOrata sërish për 6-0, teksa Aspas sërish (63’) dhe mbylli Goppel me autogol për (89’) shënoi për rezultatin përfundimtar 8-0.
Italia iu fal golit të Immobiles në minutën e 53-të me asistim të Antonio Candrevas për të fituar 1-0 ndaj Izrealit.
Spanja mbetet lidere me 22 pikë, tri pikë më shumë se Italia në vendin e dytë. Janë këto kombëtare që do të luftojnë për një vend në kualifikime në Grupin G ku Shqipëria është në vendin e tretë me 13 pikë. /Telegrafi/