Kombëtarja e Spanjës nuk ka arritur më shumë se sa një barazim prej 1-1 ndaj kombëtares së shqiptarëve të Zvicrës në sfidën e zhvilluar në Estadio de la Ceramica apo që ndryshe njihet si shtëpia e Villarrealit.
Fillimi i takimit i takoi fuqishëm Spanjës e cila shtriu dominimin.
Ndërkaq, te Zvicra startuan Behrami, Xhemaili dhe Shaqiri prej shqiptarëve duke pasur që të tre performanca shumë të mria në këtë duel.
Goli i parë erdhi nga i riu Odriozola pas 29 minutash lojë me asistim të David Silvas.
Me këtë edhe përfundoi pjesa e parë e takimit.
Zvicra filloi t’i afrohej portës dhe madje gjeti golin kur pas një goditje të kthyer ishte Rodriguez që u gjend në afërsi për të barazuar për 1-1.
Kështu me rezultat 1-1 përfundoi edhe rezultati në kohë të rregullt, një rezultat pozitiv ky për Zvicrën para fillimit të Botërorit. /Telegrafi/