Kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Francës kanë siguruar kualifikimin në gjysmëfinale pasi mposhtën pas ekzekutimit të penalltive Holandën dhe Kroacinë respektivisht.
Të parët që kaluan në epërsi ishin spanjollët që realizuan për 1-0 në minutën e tetë përmes Mikel Oyarzabal, i cili u tregua i saktë nga penalltia.
Me të filluar pjesa e dytë, Holanda ia doli të barazojë shifrat në 1-1 përmes Memphis Depay i cili realizoi në minutën e 54-të për ta mposhtur portierin Unai Simon.
‘Furia e Kuqe’ riktheu sërish avantazhin në minutën e 67-të, ku edhe kësaj radhe autor i golit ishte Oyarzabal i cili realizoi për 2-1 pas asistimit të Nico Williams.
Goli i pësuar nuk i zmbrapsi holandezët, të cilët nuk u dorëzuan dhe gjetën golin e barazimit përmes Ian Maatsen, i cili realizoi për 2-2 në minutën e 79-të pas asistimit të Xavi Simons.
Golin e tretë e gjeti përmes Lamine Yamal, i cili në minutën e 103-të bëri një gjuajtje e cila nuk kishte mundësi që të ndalej nga portieri për rezultatin 3-1.
Për rezultatin 3-3 u përkujdes Xavi Simons i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë.
Gjatë ekzekutimit të penalltive më të saktë u treguan spanjollët të cilët fituan me rezultat 5-4.
Në anën tjetër tek ndeshja mes Francës dhe Kroacisë 90 minutat u mbyllën me rezultat 2-0 në favor të ‘Gjelave’.
𝙌𝙐𝘼𝙇𝙄𝙁𝙄𝙀́𝙀́𝙀́𝙀́𝙀́𝙀́𝙎 🔥🔥
Menés 2-0 avant le match, les Bleus renversent la situation et s’imposent aux tirs au but face à la Croatie 💪RDV en juin pour les demi-finales 🔜#FRACRO l #FiersdetreBleus pic.twitter.com/PDFzLkrJoG
— Equipe de France ⭐⭐ (@equipedefrance) March 23, 2025
Për Francën golat i shënuan Michael Olise dhe Ousmane Dembele, por edhe në këtë ndeshje u desh ekzekutimi i penalltive për t’u përcaktuar fituesi.
Në penallti më të saktë ishin francezët të cilët fituan me rezultat 5-4 për të siguruar kalimin tutje.
Tashmë dihet se në gjysmëfinale do të kemi një super përballje mes Spanjës dhe Francës, të cilat do të synojnë biletën për në finale./Telegrafi/