Çdo lojtarë i Spanjës do të ketë 800,000 euro shpërblim nëse triumfon në Kampionatin Botëror.
Këtë çmim e ka caktuar Federata e Futbollit Spanjoll.
Kur të arrish në një fazë të tillë është normale që të ketë premio.
Nëse Spanja e fiton Kampionatin Botëror atëherë federata do të marr 35 milionë euro.
Kjo ka bërë që kombëtaret të mendojnë për premio.
Spanja llogaritet si njëra nga favoritët kryesor për ta fituar Kampionatin Botëror.
Spanjollët kishin dy ndeshje miqësore në këtë muaj, duke barazuar me Gjermaninë 1-1 dhe duke e mposhtur Argjentinën me rezultat të thellë 6-1.
Kampionati Botëror do të mbahet në Rusi, ndërsa së bashku me Spanjën si favorit llogariten edhe Franca, Gjermania, Brazili, Argjentina dhe Anglia. /Telegrafi/